Pas disa muajsh në arrati, arrestohet Fjolla Morina


July 19, 2021

Këngëtarja Fjolla Morina ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria.

Pas disa muajsh në arrati, Morina është arrestuar mesditën e sotme në lokalin e saj në Prishtinë.

Këngëtarja ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ajo u kap vitin e kaluar, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri me dy armë në makinën e saj teksa ishte e shoqëruar nga dy persona.

Morina qëndroi në arrest shtëpiak në Kukës për disa javë, dhe më pas u arratis. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës depozitoi vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.