Offset ka shpenzuar plot 10 mijë dollarë në takimin e parë me Cardi B


July 21, 2021

I ftuar së fundmi në emisionin "Jimmy Kimmel Live", reperi Offset është rikthyer pas në kohë ku ka treguar për takimin e parë me bashkëshorten Cardi B.

Duhet thënë që ky takim nuk ka qenë dosido pasi Offset ka shpenzuar plot 10 mijë dollarë, pasi siç ka thënë ai, donte të bënte diçka të që nuk bëhej zakonisht.

"Në takimin e parë bëra diçka të madhe. Doja të bëja diçka që nuk bëhet zakonisht. Doja të kënaqesha dhe jo të isha serioz dhe të shijonim kohën, kështu që e çova tek Super Bowl. I humba 10 mijë dollarë atë mbrëmje, por e dini çfarë fitova? Gruan time", tha Offset në emision duke qeshur.

I pyetur nëse planifikon t’i bëjë një dhuratë Cardi B, e cila është në pritje të ëmbël për herë të dytë, reperi u shpreh:

"Mendoj se dhurata është fëmija. Megjithatë do t’i bëj një dhuratë, do të doja t'i bëja."