Një tjetër medalje ari për Kosovën në Lojërat Olimpike!


July 26, 2021

Një tjetër medalje ari për Kosovën në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio, Japoni.

Këtë herë ka qenë triumfuese xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, e cila arriti të mposhte rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique në kategorinë 57 kilogramë.

Suksesit të shqiptares nga Kosova i janë gëzuar emra të njohur, mes së cilëve dhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në Instagram një foto të xhudistes, ndërsa shkruan:

"Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova."

dualipa.PNG (521 KB)