Në ditën e lindjes, Salsano Rrapi kurorëzon në martesë marrëdhënien shumëvjeçare me Erjola Kakelin


July 21, 2021

Aktori dhe moderatori i emisionit të humorit "Portokalli", Salsano Rrapi ka kurorëzuar në martesë marrëdhënien shumëvjeçare me partneren e tij, Erjola Kakeli.

Kakeli e ka surprizuar Salsanon me një festë për ditëlindje, ndërsa të pranishëm ishin të gjithë miqtë e tij në një plazh në jug të Shqipërisë.

Pas ditëlindjes, të dy kanë bërë shkëmbimin e unazave në prani të dy vajzave dhe të të gjithë personave të dashur.

Kanë qenë miqtë që kanë bërë publike pamjet në rrjete sociale ku duket se si dhëndri dhe nusja kremtojnë dashurinë buzë detit me fustan të bardhë dhe kostum tipik.

11-49-37-1-11.png (117 KB)

11-49-42-4-6-570x1024 (1).png (253 KB)

11-49-42-4-6-570x1024.png (253 KB)