Me pushime në Itali, fëmijët përfshijnë David Beckham në telashe me policinë


July 26, 2021

Familja Beckham aktualisht ndodhet me pushime në Itali ku edhe janë ndeshur me një problem të vogël.

Fëmijët e mitur të Victoria dhe David, Cruz dhe Harper, përkatësisht 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski në Amalfi, u vunë re nga Guardia di Finanza.

Edhe pse të dy kishin mbrojtje sigurie, ata nuk po respektonin legjislacionin italian, i cili parashikon që ato mjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.

Bregu i Amalfit këtë periudhë është i mbushur me njerëz por Crus dhe Haper nuk kaluan pa u vënë re. 

Sipas prestigjiozes, “The Sun”, nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham.

Ishte një diskutim i përzemërt, i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham.