"Mamaja do të të mësojë si të bëhesh zotëri", dedikimi emocionues i Eminës për të birin


July 27, 2021

Në ditët e fundit të shtatzanisë, kur ka mbetur edhe pak kohë që Emina Cunmulaj të sjellë në jetë djalin e saj, modelja i ka dedikuar atij një postim emocionues në rrjetin social Instagram.

Krahas fotos ku shfaqet me rroba banjo ngjyrë rozë dhe mban me duar barkun e rrumbullakosur, Emina shkruan:

Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë teksa rritesh për t’u bërë një zotëri dhe një njeri i sinqertë.

Bukuroshja shqiptare është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin, Sam Nazarian, ndërsa janë prindër të dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya.