Jeff Bezos bën realitet ëndrrën, udhëton drejt hapësirës


July 20, 2021

I shoqëruar nga vëllai i tij Mark Bezos, një astronaute 82-vjeçare Wally Funk dhe një student 18-vjeçar Oliver Daemen, miliarderi Jeff Bezos udhëtoi për herë të parë në hapësirë ditën e sotme me raketën e tij, New Shepard.

Ata udhëtuan me një kapsulë me dritaret më të mëdha të para ndonjëherë, duke ofruar pamje fantastike nga Toka. Të katërt pasagjerët arritën të ktheheshin shëndoshë e mirë në Tokë me një parashutë pas udhëtimit të tyre që zgjati 10 minuta. 

82-vjeçarja Funk është njeriu më i moshuar që udhëton në hapësirë, ndërsa studenti Daemen është më i riu në moshë që bën realitet këtë ëndërr të madhe të shumë njerëzve.

Pasi kapsula preku Tokën, Bezos u shpreh “Astronauti Bezos: Dita imë më e mirë”.

Pas 2 minutash udhëtim, kapsula u nda nga raketa dhe vazhdoi lart drejt Linjës Karman, kufiri më i njohur i hapësirës.

Pasagjerët përjetuan udhëtimin e tyre rreth 4 minuta pa asnjë peshë dhe patën mundësinë të shijonin pamjet e plantetit tonë nga sipër.

Oh bota ime, shikojeni botën”, dëgjohej Funk nga brenda kapsulës gjatë këtij momenti.

Kapsula arriti maksimumin e lartësisë prej rreth 107 km, para se të fillonte zbritjen e saj me parashutë dhe të ulej në një shkretëtirë.

Pasi të gjithë u ulën në Tokë, Bezos u shpreh: “Jam jashtëzakonisht mirë”.

The moment the capsule touched down in the West Texas desert