Janë shumë të përfshirë me njëri-tjetrin por Jennifer dhe Ben nuk duan të martohen


July 21, 2021

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez prej disa muajsh po shijon romancën me Ben Affleck dhe duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Kjo e fundit dëshmohet edhe nga fotot e shumta që paparacët kanë mundur të shkrepin gjatë kësaj periudhe, mirëpo çifti nuk është ende gati për të folur publikisht për lidhjen e tyre e as për të marrë ndonjë vendim të madh.

"Ata janë përfshirë shumë me njëri-tjetrin", ka thënë një burim i afërt pranë artistes për “E! News", teksa ka shtuar se nuk duhet të presim për ndonjë martesë në të ardhmen e afërt, sepse dyshja nuk dëshirojnë të nxitohen me veprime ligjore.

"Ata janë ingranuar shumë në jetën e tyre dhe në familje, por nuk ndjejnë nevojën për t'u fejuar ende apo për t'u martuar. Ata kanë qenë të dy të martuar dhe nuk e shohin si diçka të domosdoshme. Ata të dy janë shumë të sigurt në marrëdhëniet e tyre dhe Ben e adhuron atë. Kjo lidhje është e thënë të ndodhi dhe të gjithë rreth tyre mendojnë se ata janë një dyshe perfekte."