Intervista e dhënë 12 vite më parë, detyroi Megan Fox të heqë dorë nga alkooli


July 22, 2021

Aktorja Megan Fox mund të mos mbajë mend shumë gjëra nga ndarja e çmimeve "Golden Globes" në vitin 2009, por ajo e di që u përball me shumë probleme pas intervistës që dha në gjendje të dehur. 

E ftuar në "Who What Wear", Fox ka treguar se ka hequr dorë nga alkooli për shkak të intervistës së dhënë 12 vite më parë, shkruan CNN.

“Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Mowt në tryezë. Unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Kam pasur shumë probleme për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur.”