Conor McGregor prezanton jahtin e ri Lamborghini


July 20, 2021

Boksieri Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij Lamborghini dhe mjeti 19 metra i gjatë është lëshuar në ujë.

33-vjeçari shpërndau fotot e mjetit të tij në rrjetet sociale teksa jahti Lamborghini Tecnomar 63 u transportua nga impjanti i ndërtimit në Itali drejt zonave të testimit. 

Tecnomar 63 është dizenjuar dhe stiluar nga grupi italian Sea Group e Tecnomar, për llogari të Lamborghini. Conor ka blerë jahtin e 12-te, nga vetëm 63 mjete lundruese që do të ndërtohen.

Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4,000 kuaj fuqi. Veshja e brendshme e jahtit është e frymëzuar nga Lamborghini Miura e Countach.

Sipas revistës Forbes, pasuria e McGregor ështe rreth $48 milionë dollare.