Billie Eilish ka zgjedhur të shfaqet në publik me rroba të gjera jo pa arsye!


July 19, 2021

Këngëtarja e famshme, Billie Eilish ka dhënë së fundmi një intervistë për “Vogue Australia”, ku es të tjerash ka zbuluar edhe arsyen se pse shfaqet në daljet e saja publike vetëm me veshje të gjëra.

Sipas këngëtares, shkak për këtë u bë një fushatë për Calvin Klein në vitin 2019.

“Është një punë e madhe të përpiqesh të kontrollosh imazhin, sepse njerëzit do të thonë gjithçka që mendojnë. Por ka qenë kaq e rëndësishme që të kem imazhin që dua dhe të përpiqem të dukem ashtu si dua të më shohin. Sigurisht, nuk funksionoi vërtet. Është shumë e vështirë të kontrollosh komentet në një pozicion si imi, apo jo? Nuk mund ta kontrollosh dot aq shumë, por mund ta provosh”, u shpreh ylli i popit.