Balotelli sulmon nënën e djalit të tij: Ligji s'duhet t'i lejojë gratë interesaxhie të bëjnë fëmijë për para


July 22, 2021

Futbollisti Mario Balotelli i ka shpallur luftë të hapur në rrjete sociale nënës së djalit të tij, Clelia-s.

"Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për t'i marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme",- shkruan ai në Instagram dhe i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-partneres.

foto galeri

"Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet", kundërpërgjigjet modelja zviceriane ndërsa i bën tagg futbollistit duke shuar çdo dyshim se kujt i dedikohet postimi.

foto galeri

foto galeri

Ish-çifti janë prindër të djalit të quajtur Lion, i cili ka ardhur në jetë shtatorin e vitit 2017, ndërsa futbollisti është gjithashtu baba i Pias, vajzës 9-vjeçare e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me Raffaella Fico-n.