Adele konfirmon lidhjen me partnerin e ri, del hapur në krahët e basketbollistit


July 26, 2021

Këngëtarja e famshme, Adele ka konfirmuar lidhjen e saj me basketbollistin Rich Paul në finalen e NBA. Të dy ata u ulën krah njëri-tjetrit dhe kjo dalje u konsiderua si shumë e rrallë për dyshen.

Dyshimet për një lidhje u forcuan akoma dhe më shumë nga një reporter i “ESPN”. Teksa ishte duke komentuar mbrëmjen finale të NBA, Brian Windhorst u shpreh gjatë një emisioni se Adele është e dashura e Rich Paul.

“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele… Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Windhorst mjaft i bindur për lidhjen e dyshes.

Së fundmi, Adele dhe Richjanë parë dhe fotografuar gjatë një takimi romantik së bashku me një çift tjetër në New York. Në fotot e siguruara nga “The Sun”, Rich Paul shihet duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele dhe duket se të dy e kanë shijuar në maksimum këtë takim.

Ata ishin veshur të dy shumë thjesht, duke i kushtuar rëndësi më së tepërmi kohës së kaluar me njëri-tjetrin.