60-vjeçarja vjedh diamantet me vlerë 4.2 milionë paund dhe i zëvendëson me gurë të zakonshëm


July 22, 2021

Një 60-vjeçare e quajtur Lulu Lakatos ka arritur të vjedhë përmes mashtrimit 7 diamante me vlerë 4.2 milionë paund në një argjendari luksoze në Londër.

Ajo është paraqitur si gemologe, eksperte e gurëve të çmuar dhe teksa po i ekzaminonte i ka ndërruar diamantet me disa guralecë kopshti.

Pas ekzaminimit, bizhuteritë u vendosën në një çantë të mbyllur dhe po mbaheshin në pritje të pagesës.

Mashtrimi i saj u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, pasi eksperti i diamantëve i Boodles dyshoi dhe në të u gjetën gurë të zakonshëm.

“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott.

Lakatos, rumune me origjinë, por banore franceze, mohoi të kishte komplotuar për të vjedhur më 10 mars 2016.

Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjyqi vijon.